Shkarkohet nga detyra Drejtori i Burgjeve, ja kush e zëvendëson

1 Minuta Lexim

Është shkarkuar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili.

Propozimi i ministrit Ulsi Manja është pranuar dhe miratuar sot nga Këshilli i Ministrave.

Në vend të Ismailit është emëruar Admir Abrija, i cili do të drejtojë tashmë Burgjet.

Para se të emërohej prefekt, Admir Abrija mbante detyrën e administratorit të Bashkisë së Tiranës për zonën e Farkës.

Nga viti 2005 deri në vitin 2009 ka përfunduar fakultetin e Drejtësiëë, për të vazhduar më pas një master në Bussines Law, sërish në Fakultetin e Drejtësisë.

Punën e parë, prefekti i Tiranës, e ka nisur si oficer sigurie i Gardës së Republikës në vitin 1999. Më pas bëhet zëdhënës i institucionit. Për 8 muaj punon si Shef Sigurie në presidencë, gjatë kohës kur kryetar shteti ishte Bamir Topi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull