Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesë këtë të martë.
Policia njofton se mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.5 të qytetit bregdetar, A.K. u gjet i pajetë nga familjarët e tij. Dyshohet se është vetëvarur.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.