Shokuese! Çifti përdhunon vajzën e mitur: Në ambjentet e kishës, i bënin video dhe…

1 Minuta Lexim

Angli- Rasti i një zëvendësdrejtoreje dhe të dashurit të saj të shthurur që përdhunuan dhe abuzuan me një vajzë të vogël është përshkruar si bnjë ndër rastet më të rënda në Angli.

Julie Morris kishte shkuar në kishë për 30 vjet dhë në 3 vitet e fundit ajo kishte abuzuar dhe përdhunuar një vajzë të re për të kënaqur seksualisht të dashurin e saj, David Morris, 52 vjeç.

Çifti ishin njohur në një faqe internet të quajtur Plenty of Fish dhe filluan shpejt një marrëdhënie seksuale “intensive”.

Vajzën e re, viktimë e abuzimit ata e kishin mësuar të besonte se ajo çfarë po bënin ishte normale.

Julie Morris u burgos të mërkurën me 13 vjet ndërsa David Morris u dënua me 16 vjet.

Në gjykatë u paraqitën ca video ku gruaja qeshte teksa përdhunonin vajzën e mitur, dhe të dy pranuan krimin që kishin kryer.

Opinioni publik shpërtheu ashpër pas këtij rasti duke kërkuar dënimin maksimal të tyre./The Mirror

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull