Çomo rrëfen fjalët e fundit të të riut që vdiq nga Covid: Sa keq që s’u vaksinova!

1 Minuta Lexim

Drejtoresha e Spitali Infektiv Najada Çomo u bëri sërish thirrje të gjithë të rinjve që të vaksinohen.

Ajo tha se 90% e të shtruarve  në spital janë pacientë të pavaksinuar. SIpas saj, 30% e 140 pacientëve që janë të shtruar janë të rinj duke filluar nga mosha 19-vjeç. Çomo rrëfeu fjalët e fundit të një të riu, 30-vjeç që ndërroi jetë pak ditë më parë në Infektiv.

“Sa keq më vjen që nuk u vaksinova dhe besoj se fjala e Klevisit vlen për shumë të rinj” tha Çomo.

“Numri i personave të shtruar në covid-1 dhe 3 është i qëndrueshëm, 140 pacientë. 70% e raste të shtruara i takojnë formave të mesme dhe rënda, pjesa tjetër kritike. Pjesa e grupmoshës së prekur është nga 19-vjeç deri mbi 90-vjeç. Numri i të shtruarave në grupmoshën e re është i rritur. Mosha nga 19-40 deri në 45 vjeç janë 30% e të shtruarve. Kategoria e të shtruarve në spital, pjesën madhore e zënë të pavaksinuarit, gati 90% e rasteve. Vlerësohet procesi i vaksinimit dhe në moshat mbi 65-vjeç është e rëndësishme doza e tretë e vaksinës, që është një armë e fuqishme” tha Çomo.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull