Skandali me publikimin e pagave të mbi 630 mijë shqiptarëve, kryeministri Rama flet sot

1 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama do të flasë sot për skandalin e publikimit të të dhënave të punësimit për mbi 630 mijë shqiptarë.

Kryeministri njofton se Rama do të dalë së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) Mirlinda Karçanaj.

Prej më shumë se 24 orësh në rrjetet sociale dhe media u shpërnda një bazë të dhënash me informacione sensitive për mbi gjysmë milioni shqiptarë, numri i ID, vendi i punë si dhe paga mujore.

Bëhet fjalë për pagesat e muajit janar të këtij viti. Kjo gjë ka shkaktuar një furtunë tek opinioni publik dhe reagime të shumta, si nga Presidenti, opozita ashtu dhe nga gazetarë apo aktivistë të shoqërisë civile. Ndërkohë nga qeveria nuk ka pasur ende një prononcim zyrtar, përveç një mesazhi të dërguar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Opinion” nga Karçanaj.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull