Shoqërohen 60 punonjës të një Call Centeri në Tiranë

1 Minuta Lexim

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 28 urdhër arreste për punonjës të  një call centeri në Tiranë, e regjistruar në emër të një shtetasi izraelit.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar 60 punonjës të Call Centerit. Burime nga policia bëjnë me dije se ata po meren në pyetje ndërkohe që priten edhe arrestime. Procedimi ëshë kryer për mashtrim kompjuterik dhe me pasoja të rënda ndërsa të përfshirë dyshohet se janë edhe shtetas të huaj. Behet fjalë për call centerat qe funksionojnë si bursë,( forex ).

Operacioni është në vazhdim e sipër nga ana e strukturave të policisë. Hetimi ka dy vite që është në organin e akuzës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull