Më shumë se 60 perona janë shoqëruar në Policinë e Tiranë pas një aksioni për goditjen e veprimtarisë në fushën e call centerave. Bëhet me dije se 28 prej të shoqëruarëve janë arrestuar dhe për ta do të vazhdojnë hetimet.
Operacioni ka nisur prej pasdites së djeshme dhe po vazhdon dhe aktualisht. Dy muaj më parë Policia dhe Prokuroria e Tiranës nisën një hetim të thelluar pasi shumë shtetas të huaj janë mashtruar dhe kanë paguar shuma të mëdha parash, për llogari të disa call centerave që ndodhen në vendin tonë.
Të arrestuarit punonin për një kompani izraelite. Procedimi është kryer për mashtrim kompjuterik dhe me pasoja të rënda. Bëhet fjalë për Call Centera që funksionojnë si bursë, me terma teknik të njohur si forex.
Janë më shumë 2400 shtetas të huaj që kanë re pre e mashtrimit, me premtimin e investimit në në bursë. 2400 ankesat kanë mbërritur nga autoritete gjermane, franceze dhe italiane.
Ky është një rast i përsëritur i mashtrimit me anë të Call Center i zbuluar pak muaj më parë pas një aksioni të bujshëm në kryeqytet. Rasti më i fundit i goditur nga policia është ai i Shkodrës, rreth një muaj më parë ku në pranga u vunë 8 persona që mashtronin qytetarët me anë një skeme që kryesohej nga një shtetas polak.