Për të dytin vit me radhë qyteti biblik i Betlehemit po shënon vigjiljen e Krishtlindjes nën hijen e koronavirusit, me grumbullime të vogla njerëzish e festime të vakta, që e kanë zbehur pamjen e vendlindjes së Jezusit.
Një ndalim i pothuajse të gjithë trafikut ajror drejt Izraelit, pika kryesore hyrëse për vizitorët e huaj që shkojnë në Bregun e pushtuar Perëndimor, i ka mbajtur larg turistët ndërkombëtarë për të dytin vit me radhë.
Ndalimi u vendos me qëllimin për të ndalur përhapjen e variantit Omicron të koronavirusit. Në mungesë të turistëve autoritetet lokale janë përpjekur që në bashkëpunim me komunitetin e vogël të krishterë të Tokës së Shenjtë të festojnë në hare.
Përpara pandemisë, Betlehemi priste me mijëra pelegrinë të krishterë nga e gjithë bota, duke përcjellë doza të forta të shpirtit të kësaj feste në qytet./VOA/