Shtëpia e këngëtares së njohur kosovare, Adelina Berisha ka rënë preh e një grabitjeje.
Bëhet me dije se persona të maskuar kanë hyr në banesë dhe kanë grabitur shtëpinë e këngëtares duke marrë bizhuteri dhe sende me vlerë.
“Rr. Shaip Kamberi, Prishtinë 27.12.2021-19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur me force kane depërtuar në shtëpinë e saj nga e cila kanë vjedhur para të gatshme dhe disa stoli ari”njofton policia.
Burime për mediat kosovare bëjnë me dije se këngëtares i kanë vjedhur 10 mijë euro, si dhe stoli të arit, vlera e të cilave nuk dihet.
Kujtojmë se më parë, saktësisht në vitin 2016, këngëtares Adelina Berishës i është djegur vetura, ku një person kishte thyer xhamin e veturës me gurë dhe kishte hedhur benzinë.