Rusia dhe Bjellorusia planifikojnë stërvitje tjera ushtarake

1 Minuta Lexim

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka mirëpritur propozimin e liderit autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka për të mbajtur një rund të ri të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.

Putin, i cili është takuar me Lukashenkan në Shën Petersburg më 29 dhjetor, ka thënë se stërvitjet ushtarake do të mbahen në shkurt apo mars të vitit të ardhshëm në Bjellorusi.

Ky njoftim vjen teksa trupat ruse gjenden të pozicionuara afër Ukrainës, gjë që ka rritur shqetësimet e Perëndimit.

Disa zyrtarë në Ukrainë kanë ngritur shqetësime se Rusia mund të kryejnë sulme edhe nga territori bjellorus.

Rusia mohon se ka pretendime për të sulmuar Ukrainën dhe akuzon Kievin, bashkë me NATO-n, për provokime.

Rusia kryen vazhdimisht stërvitje me Bjellorusinë dhe herën e fundit ato janë zhvilluar në muajin shtator me pjesëmarrje të 200,000 trupave.

Lukashenka është drejtuar kah Rusia për të fituar mbështetje në kohën e rritjes së tensioneve me Perëndimin për shtypjen e protestave pro-demokracisë, pas mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale të gusht të vitit 2020.

Perëndimi i konsideron të manipuluara ato zgjedhje./ R.E.L

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull