PLAS SKANDALI/ Nënkampionia e Europës denoncon publikisht babain e saj për abuzim seksual

2 Minuta Lexim

Nënkampionia e Europës në not, hungarezja Liliana Szilagi, ka denoncuar publikisht nëpërmjet rrjeteve sociale babain e saj se ka ushtruar vazhdimisht dhunë fizike, psikologjike si dhe ka abuzuar seksualisht me të që në moshë të vogël.

“Pas 25 viteve, jam gati të them fjalët më të vështira që kanë ekzistuar për mua. Pas kaq shumë dhimbje dhe vuajtje, do të ngihem dhe ndonëse subjekti është shumë kontrovers, do të them atë që kam në mendje pasi është e nevojshme”, shkruante 25-vjeçarja në postimin ku denonconte babain e saj, Dr. Zoltan Szilagi, i cili është avokat e njëkohësisht një trajner noti.

Aty ajo përshkruante se si babai i saj kishte abuzuar me të “fizikisht, emocionalisht dhe seksualisht” që kur kishte qenë një fëmijë i vogël. “Nëse nuk do të merrja rezultatet që prisja, injorohesha, ose më jepeshin dënime të ndryshme. Nuk lejohesha asnjëherë të kisha një mendim të pavarur, një opinion apo objektiv që vendosja vetë”, shkruante sportistja e cila bëri emër në garat e stilit flutur.

“Në mënyrë konstante dhe të paparashikuar, kurdo që e shihte ai të arsyeshme, ai argëtohej duke ushtruar fuqinë që kishte mbi mua. Qoftë kjo nëpërmjet dhunës fizike, kërcënimit, duke mohuar dashurinë dhe vëmendjen prindërore apo nëpërmjet abuzimit seksual”, theksonte sportistja e cila që pas vitit 2016, kur mori medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian, arriti të shkëputej nga babai i saj. Ajo bëri të ditur se fliste tani pasi motra e saj e vogël, Gerda, e cila ishte gjithashtu një notare, vazhdonte të jetonte me babain e saj.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull