“Liria e shtypit në rrezik!”/ Arrestohen dhe 7 gazetarë në këtë vend, merren masa për mbylljen e disa mediave

2 Minuta Lexim

Një faqe interneti e lajmeve në Hong Kong tha të dielën se do të ndërpresë operacionet për shkak të përkeqësimit të gjendjes së lirisë së shtypit, disa ditë pasi policia bastisi dhe arrestoi shtatë punonjës të një portali tjetër lajmesh pro-demokracisë nën akuzat për rebelim.

Vendimin rrjeti “Citizen News” e njoftoi përmes një postimi në Facebook të dielën. Drejtuesit e këtij rrjeti lajmesh thanë se do të ndalonin përditësimin e faqes së tyre më 4 janar dhe më pas ajo do të mbyllej. Në njoftim gjithashtu thuhet se përkeqësimi i mjedisit mediatik e ka penguar rrjetin e lajmeve të arrijë idealet e saj pa patur shqetësime.
“Ne gjithmonë e kemi dashur këtë vend, por tani nuk kemi asnjë lloj ndihme dhe po ndeshemi me një gjendje shumë të rëndë”, thuhet në njoftimin e rrjetit “Citizen News”.

Citizens News” është media e tretë që mbyllet në muajt e fundit në Hong Kong. Autoritetet kanë marrë veprime për të shtypur zërat mospajtues në qytetin gjysmë autonom, i njohur dikur si një qendër aktive e mediave të pavarura, pasi Pekini zbatoi një ligj gjithëpërfshirës të sigurisë kombëtare pas protestave masive pro-demokracisë në vitin 2019./VOA/

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull