Masakra në “Don Bosko”/ Flet menaxheri i lokalit ku ndodhi atentati dhe zbulon detaje

2 Minuta Lexim

Ngjarja e djeshme ne Don Bosko, tronditi Tiranen. Në lokal, ende janë të dukshme shenjat e krimit ndërsa një prej fasadave të xhamit, është hequr, pasi u bë shoh nga plumbat.

Viktima e krimit, Erion Çela, i cili më parë mbante edhe emrin Adriatik, konsumonte cdo mëngjes kafen në këtë lokal, ku ngjitur me të kishte biznesin e tij, një dyqan tabachino.

Mësohet se 35 vjeçari ishte në tavolinë me të vëllanë e tij, Blerim Çela, dajën Edmond Crroj i skeduar me precedentë në Itali, si edhe një mik të tyre, i cili kishte ardhur nga Durrësi, për të konsumuar një kafe me ta.

Fatmirësisht ngjarja nuk mori përmasa edhe më tragjike, për shkak se në momentin e të shtënave, lokali ishte plot.

Menaxheri i lokalit ku ndodhi vrasja në “Don Bosko” në kryeqytet ka folur rreth ngjarjes së rëndë.

Menaxheri ka treguar se viktima Erion Çela para se të ndodhte ngjarja ishte në kafe me bashkëshorten.

Ndërsa për disa minuta më vonë ai është ulur me persona të tjerë.

“U ulën tek tavolina afër xhamit. Por nuk kemi dëgjuar konflikte. Ndërsa 19-vjeçari ishte klient në një tavolinë tjetër”, ka treguar menaxheri i lokalit.

Bilanci i atentatit në Tiranë

Të plagosur
Blerim Çela 28 vjeç i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe fytyrë, vëllai i viktimës
Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë
Azbi Selimaj 19 vjeç i dëmtuar në shpatull
Edmond Cëroi 41 vjeç i plagosur në bark dhe këmbë

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull