” Ramë ziu po lodhet kot që të mbajë Saliun.
Rama po nxjerr njerëzit e tij për të shpjeguar forcën e Bashës, sepse don të vërtetojë tezën e Saliut që Basha është me Ramën. (!)
Si nuk kuptoi një herë nga politika ky piktor me benevrekë?
Po forca e Bashës është te Uashingtoni, ku hyn Saliu këtu?
Të dy janë të trembur nga Basha: edhe Rama edhe Saliu, sepse politika amerikane po kërkon të fuqizojë Bashën.
Në fakt, kjo përbën në vetvete fillimin e kohës së re: Shqipëria, pa Ramën dhe pa Saliun. Por, kjo do të varet nga qartësia e Bashës:
A do të dijë Basha të organizohet dhe të drejtojë sipas forcës dhe me forcën e politikës amerikane, e cila po e përkrah.
Këtë muaj do të duket…”, kumton nëpërmjet një postimi në faqen e vet të rrjetit social fcb avokat-politikani Spartak Ngjela./ Arberia News.net