PD nxjerr pamje dhe emra: Banda kriminale e Berishës bëri gjithçka për të goditur demokratët

1 Minuta Lexim

Partia Demokratike akuzon Berishën dhe atë që e quan banda e tij kriminale se bëri gjithcka për të goditur demokratët në 8 janar.

Në një deklarate për mediat, PD shton se dhuna kundër selise blu u organizua dhe planifikua deri në detaje nga një grup mercenarësh të drejtuar nga Flamur Noka.

 Dhuna kundër PD u organizua dhe planifikua deri në detaje. Sali Berisha madje përzgjodhi një grup mercenarësh të drejtuar nga Flamur Noka për të goditur demokratët që ishin brenda selisë. Sali Berisha dhe banda e tij kriminale bënë gjithçka për të përplasur demokratët më njëri-tjetrin, por dështuan. Kryesia e PD, Kuvendi Kombëtar, Këshilli Kombëtar dhe mbarë demokratët qëndruan fort për të mos e kthyer partinë në bunkerin e një personi të shpallur non grata për korrupsion madhor nga partneri ynë strategjik. Demokratët e kanë braktisur platformën e dhunës dhe të bashkuar do të ndërtojnë mbi rrënojat e se shkuarës, një PD moderne dhe europiane si alternativën më të mirë për ta nxjerrë Shqipërinë tonë nga tranzicioni 30 vjeçar.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull