A po ju dëmtojnë kufjet dëgjimin dhe pse iu dridhet daullja e veshit?

2 Minuta Lexim

Nëse jeni nga ata që pjesën më të madhe të ditës e kaloni me kufje në vesh, me siguri e pyesni veten nëse jeni duke bërë ndonjë mëkat me veshët apo jo. Sa na dëmtojnë kufjet?

Nëse ia ngrini vazhdimisht volumin telefonit,  është e mundur t’ju shkaktohet humbje dëgjimi e shkaktuar nga zhurma. Mekanika e thjeshtë zhvillohet kështu: Kur një goditje e vetme e një zhurme shumë të fortë udhëton në kanalin tuaj të veshit, përplaset në daullen e veshit.

Daullja dridhet, duke nisur dridhje edhe në muskujt e vegjël në veshin e mesëm, të cilat krijojnë valë me lëng në një strukturë të thellë të quajtur koklea. Këto valë lëvizin qime mikroskopike, të cilat e konvertojnë zhurmën në impulse elektrike që shkojnë në tru, duke i treguar atij se çfarë po dëgjoni. Valët e mëdha mund të dëmtojnë qimet e vogla dhe ato nuk rriten më kurrë.

Për ta krahasuar, ekspozimi i gajtë dhe i përsëritur ndaj zhurmave mbi 85 decibel shkakton humbje të dëgjimit.

Humbja e dëgjimit të induktuar nga zhurma nuk çon në shurdhërim të vërtetë, por mund të shkaktojë dëm permanent. Nëse e gjeni veten në vështirësi për të dëgjuar bisedat, ose e ngrini shumë zërin e televizorit, është një shenjë që tregon se e keni tepruar me përdorimin e kufjeve. Mënyra më e mirë për të ruajtur veshët, është ta mbani volumin në nivele të arsyeshme.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull