Bie zjarr në një pallat, 1 person humb jetën, 9 të tjerë lëndohen

1 Minuta Lexim

Një person humbi jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën, midis tyre pesë oficerë policie, në një zjarr që shpërtheu në një pallat, në Nju Jork të martën e 18 janarit.

Sipas medieve të huaja, zjarri  shpërtheu për shkak të rrjedhjes së gazit.

Mësohet se  një pjesë e ndërtesës është shembur, si pasojë e flakëve të mëdha.

Një video e postuar në mediet e huaja tregon flakët dhe tymin  jashtë ndërtesës, ndërsa policia u bën thirrje banorëve të evakuohen.

Në fillim të këtij muaji, 17 njerëz u vranë në Bronx pasi flakët e zjarrit pushtuan në ndërtesë apartamentesh.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull