Këto pamje janë padyshim më të rrallat që keni parë ndonjëherë. Ndryshe nga si e kemi parë më herët shkretëtirën e Saharasë, për shkak të temperaturave të ulëta është zbardhur nga bora.
Ky është një fenomen shumë i rrallë në shkretëtirën më të madhe në botë, ku janë regjistruar temperatura prej 136.4F (58C).
Fotografi Karim Bouchetata ka kapur dje imazhe mahnitëse të borës dhe akullit në qytetin Ain Sefra në veriperëndim të Algjerisë.
Gjatë natës temperaturat në shkretëtirën e Saharës kanë rënë në -2C (28F).