Në kuadër të rindërtimit, nga Bashkia e Tiranës, në lagjen “5 maji”, me procedura ekstraligjore e garë të cunguar, janë prokuruar 62 milionë USD, të fituara nga oligarkët më të mëdhenj të Shqipërisë, kompani trafikantësh dhe klientë të qeverisë…
Nga Klodian TOMORRI –
Rindërtimi eshte ndoshta programi publik me solidar qe eshte ndermarre ndonjehere ne Shqiperi. Eshte nje program ku qytetaret e nje vendi behen bashke dhe financojne 700 e ca milione euro apo ndoshta 1 miliarde (se shifrat aty prokurohen sipas qejfit dhe kane dale jashte cdo kufiri), per te ndihmuar bashkeqytetaret e tyre qe u goditen nga nje fatkeqesi natyrore.
Eshte program i paprecedente. Nuk ka rast te dyte ne bote ku qytetaret te kene treguar solidaritet ne kete shkalle, nese e merr ne raport Prodhimin Kombetar.
Cfare ben qeveria? Solidaritetin e kthen ne represion. Keta jane qeveria e vetme ne bote qe mund ta bejne kete. Kane turrur xhandaret per te nxjerre me dajak familjet nga banesat e tyre ne lagjen “5 maji”.
Ato familje, qe keta po i nxjerrin me force sot nga shtepite e tyre, kane kontribuar per rindertimin. Kane paguar nga taksat e tyre qe te ndihmonin familjet e prekura nga termeti te beheshin me shtepi. Por paskan paguar edhe te zezen e tyre.
Pse e ben qeveria kete? Cfare arsye ka qe ta ktheje nje program kaq solidar ne gjeme per qindra familje? Ben biznes. Gjithmone kjo eshte arsyeja.
Aty tek lagja “5 maji” jane prokuruar 62 milione dollare kontrata ne kuader te rindertimit nga Bashkia e Tiranes. Jane para te prokuruara me procedura ekstraligjore, me gare te cunguar.
Fituesit e ketij lumi te madh parash jane oligarket me te medhenj te Shqiperise, kompani trafikantesh dhe kliente te qeverise. Ndaj po u vene hurin njerezve keta duke i nxjerre me force nga shtepite . Duan te bejne biznes. Kane leke per te ndare neper llogari. Kjo eshte arsyeja. Gjithmone.