Procedohen penalisht kreu i Shoqatës së Klubit të Futbollit Erzeni dhe një anëtar (Emrat)

1 Minuta Lexim

Procedohen penalisht kryetari dhe anëtari i shoqatës së KF Erzeni me akuzën për shpërdorim detyre dhe kompetencash.

Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar Durrës proceduan penalisht shtetasit Marius Shahini, me detyrë kryetari i shoqatës së Klubit të Futbollit Erzeni dhe Fundim Dollaku, anëtar i shoqatës së Klubit të Futbollit Erzeni, për veprat penale “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i kompetencave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Për këta shtetas është bërë kallëzim nga ana e Drejtorisë së Shumë Sporteve në Bashkinë Shijak, se dyshohet që shtetasit Marius Shahini dhe Fundim Dollaku, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën dhe kompetencat, duke përfaqësuar shoqatën e Klubit të Futbollit, në mbledhje dhe votime, pa lejen e drejtuesve të bashkisë Shijak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull