Përdhunoi të miturën brenda në kishë, arrestohet prifti grek

1 Minuta Lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, e cila për nga natyra nuk është e para dhe as ngjareje  re.

Bëhet me dije nga mediat se policia greke ka arrestuar një prift 37-vjeçar në Athinë pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Ndër të tjera bëhet me dije se prifti, babai i dy fëmijëve, shërbente në në kishë në lagjen Kato Patisia të Athinës.

Përdhunimi ka ndodhur dy vjet më parë, kur ajo ishte 15 vjeçe, por vajza e frikësuar i ka treguar vetëm tani prindërve, të cilët më pas kanë shkuar për të bërë denoncimin në polici.

Mësohet gjithashtu se prifti ortodoks ka shfrytëzuar shkollën e Katekizmit për të qendruar pranë vajzës duke e abuzuar seksualisht. Autoritetet greke njoftojnë se abuzimi me vajzën ka ndodhur brenda ambienteve të kishës, teksa për nga natyra është ngjarje shumë e rëndë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull