Në Korçë temperarurat zbresin deri në -18 gradë, si paraqitet situata në akset kryesore

1 Minuta Lexim

Situata e rreshjeve në qarkun juglindor të Korçës është normalizuar gjatë orëve të natës.

Sipas informacioneve deri më tani, të gjitha akset nacionale janë të hapura e po ashtu të kriposura, por sërish duhet kujdes në qarkullim. Lartësia e borës varion nga 10cm deri në 40 cm, lartësia më e madhe në fshatin e Dardhës.

Në këtë fshat e po ashtu në Qafën e Qarrit duhet që mjetet të jenë të pajisura me goma dimërore. Temperaturat mëngjesin e sotëm arritën në zonat e thella deri në -18 gradë, ndërsa momentalisht nuk ka rreshje bore.

Temperaturat e ulëta pritet që të jenë prezente në vendin tonë edhe në ditët e para të javës së ardhshme, ndërkohë që autoritetet apelojnë kujdes, dhe shmangien e lëvizjeve të panevojshme.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull