Nga temperatura të ulëta dhe ngrica do të karakterizohet moti në vendin tonë ditën e sotme.
Sipas MeteoAlb, bregdeti dhe zonat e ulëta vijojnë me kthjellime dhe ngrica, por vranësira më të shpeshta dhe temperatura ekstremisht të ulëta do kenë zonat malore përgjatë kufirit Lindor.
Ky stabilitet i kushteve atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë orëve të natës, kur vranësirat shtrihen pothuajse në të gjithë vendin duke sjellë ndonjë reshje të izoluar dëbore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por ulen ndjeshëm edhe në mesditë me të paktën 3 gradë duke luhatur vlerat ditore nga -13°C deri në 7°C.
Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar ne det dallgëzim 4 balle