Sërish tragjedi në det, pas një rrugëtimi të shkuar keq të emigrantëve nga Bangladeshi dhe Egjipti drejt Lampeduzës.
Në gomone e nisur me 280 emigrantë u gjetën tre kufoma, nga Guardia di Finanza, në momentin e shpëtimit.
Ndërsa katër migrantë të tjerë vdiqën pak para se të mbërrinin në destinacion nga hipotermia.
“Një tjetër tragjedi, edhe një herë vajtojmë viktimat e pafajshme – thotë kryebashkiaku i Lampedusës Linosa Toto Martello – këtu vazhdojmë të bëjmë pjesën tonë mes njëmijë vështirësish, pavarësisht se qeveria italiane dhe Europa duket se kanë harruar Lampedusën dhe Lampedusanët”.