Dëshmia/ Florian Përvathi, vrasësi me talent piktori që u rrit jetim

5 Minuta Lexim

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me krimin për gjakmarrje që ndodhi mesditen e së hënës në fshatin Manati të Lezhës.

17-vjeçari Florian Përvathi e kishte thurur prej kohësh planin për vrasjen e fqinjit të tij Lek Lekgjonaj.

Adoleshenti ka deklaruar në polici se ishte pajisur me armë prej të pakten 1 viti, por pa treguar se si e kishte siguruar pistoleten me mulli me të cilen kreu vrasjen.

“Kisha kohë që e kisha planifikuar vrasjen, armën e kam pasur që prej një viti”, mësohet të ketë thënë i riu, i cili nuk ka shfaqur pendesë për krimin e kryer.

Pas vrasjes së Lekgjonajt, 17-vjeçari u vetëdorëzua në polici, ndërsa blutë e Lezhës e cilësuan këtë si një arrestim në kohë rekord. I mituri ka dorëzuar armën te informacioni dhe më pas ka rrëfyer të gjithë krimin.

Floriani ishte rritur hetim që prej moshës 4-vjeçare, kur babanë ja vranë, e pak orë më vonë e ëma iu vetëhelmua me fotoksinë. I riu u rrit me ndjenjën e hakmarrjes, ndërkohë që pas vrasjes së të hënës nuk shfaqi pendesë, edhe pse padyshim që ka pasur ngarkesë emocionale.

Në një postim në rrjetet sociale, Floriani do të shkruante: “Nuk jam hakmarrës, thjesht rikthej nderin”.

Ndërkohë, në një tjetër postim, i mituri ka publikuar një foto ku shkruhet: “Mos u dorëzo kurrë, gjërat e mëdha kërkojnë kohë”. “Rrini gati për gjithçka, shkaku se jeta është e padrejtë”, shkruhet në një tjetër postim të Florianit.

Përpos të tjerave, i mituri ka pasur talent edhe në pikturë, vepra të cilat i postonte dhe në rrjetet e tij sociale.

Si ndodhi vrasja e babait të Florianit:

Krimi ndodhi në rrugën kryesore që lidh Lezhën me Laçin duke pasur si viktimë Gjon Pervathit. I biri 14 vjeç dhe një kushëri i tij u plagosën nga autori, ndërsa e shoqja e viktimës u vetëhelmua pasi mësoi atë çka kishte ndodhur. Duke kujtuar se veç të shoqit kishte vdekur dhe i biri i vetëm, 40-vjeçarja Martine Përvathi i dha fund jetës me fostoksinë, duke lënë jetimë brenda ditës 4 fëmijët.

Autori, Ndue Lekgjonaj e ka ruajtur Përvathin e ka qëlluar për vdekje. Një konflikt i hershëm mes viktimës dhe fqinjëve të tij, në fshatin Grykë-Manati të Lezhës, u bë shkak për këtë ngjarje të rëndë. Për policinë ishin të njohura konfliktet e pronësisë dhe kanosja me armë që Pervathi i kishte bërë fqinjëve, prandaj ai ishte burgosur e dënuar.

Me makinë i ka ndjekur tre udhëtarët, Gjon Përvathin, të birin, Danielin, si dhe kushëririn Gjergj Përvathi. Në hyrje të Lezhës, e shumë pranë vendbanimit, që nga makina autori Lekgjonaj, rreth 50 vjeç, ka qëlluar me breshëri automatiku. Dy plumba i morën jetën shënjestrës së tij, ndërsa një tjetër aksidentalisht dhe kushëririt të viktimës. Përballë kësaj skene, djali vetëm 14 vjeç është sulur drejt makinës së autorit për ta nxjerrë jashtë, por në tentativë për t’u larguar ai e përplasi fuqishëm.

Tragjedia e familjes Përvathi nuk përfundoi këtu. Martine Përvathi ndërroi jetë pak orë pas vrasjes së të shoqit. Nga të afërm e dëshmitarë që panë skenën e krimit, 40-vjeçarja ka mësuar se veç të shoqit, kishte vdekur dhe i biri. E rënduar nga ky lajm, gruaja ka kaluar në gjendje të rëndë depresive, duke pirë një sasi fostoksine, e cila ka qenë fatale për jetën.

Edhe më herët, Gjon Përvathi ishte bërë protagonist i një sherri me armë me fqinjët e tij, Lekgjonajt. Ata shpeshherë ishin konfliktuar për kufirin e pronave që kishin dy familjet, derisa në 2008 Lekgjonaj kapi një nga delet e fqinjit që kishin hyrë në tokën e tij, duke u therur.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull