Mbrëmjen e djeshme, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit Arlen Hasanaj si i dyshuari kryesor për vendosjen e tritolit në shtëpinë e presidentit të FSHF, Armand Duka.
Ndërsa mësohet se i arrestuarit ka në pronësi biznese të caktuara, lidhur me ngjarjen ai ka reaguar duke deklaruar se nuk kishte asnjë lidhje dhe se nuk e njihte Dukën e gjithashtu edhe ky i fundit nuk e njihte biznesmenin.
Mësohet ndërkaq se Hasanaj nuk ka qenë i skeduar asnjëherë nga policia. Arrestimi ka ardhur pasi u vërtetua nga lëvizjet që bëri nëpërmjet kamerave të sigurisë.