Horoskopi ditor, e premte 28 janar 2022

3 Minuta Lexim

Dashi

Mund të jeni duket përjetuar ditë jo të mira në dashuri dhe e premtja nuk është dita e duhur për krahasime. Në punë është një periudhë konfuze, ndaj jeni në pritje të përgjigjeve.

Demi

E premtja do të jetë interesante për dashurinë. Në punë jeni të suksesshëm pavarësisht ziliqarëve. Por Saturni është kundër jush, ndaj bëni kujdes nga paratë.

Binjakët

Falë ndikimit të hënës, sot pritet të kaloni një ditë mahnitëse me partnerin/partneren tuaj. Por në punë mund të keni probleme dhe debate.

Gaforrja

Nëse përfshiheni në një histori dashurie, duhet shumë durim, qetësi dhe gjakftohtësi sidomos nëse po përpiqeni të ‘shëroni’ plagët e së shkuarës. Mund të ketë tensione edhe në punë, por merreni çdo gjë me qetësi.

Luani

Sot është dita e duhur për të diskutuar me të afërmit dhe miqtë. Dita do t’ju japë mundësi të reja, por për momentin jeni të lodhur dhe nervozë.

Virgjeresha

Në dashuri, mund të vijë një propozim i mirë deri në fundjavë. Në punë mund të nervozoheni dhe të jeni të pakënaqur, por duhet të mbani nën kontroll gjithçka.

Peshorja

Historia juaj e dashurisë vijon të jetë e qetë. Në punë, mund t’ju vijë në mendje një ide brilante ose një zgjidhje për një problem në minutën e fundit.

Akrepi

Kjo ditë do të jetë pozitive për beqarët, ndaj mos i nënvlerësoni takimet. Në punë mund të keni një intuitë të mirë, ndaj është dita perfekte për të vlerësuar projektet e reja.

Shigjetari

Ditë e kundërt në dashuri. Jeni duke përjetuar një situatë të çuditshme, këshillohet kujdes. Në punë është koha e duhur për të kapërcyer problemet e lindura në të shkuarën. Ka shumë shpenzime.

Bricjapi

Në dashuri mund të flisni hapur për problemet që keni pasur, përveç të premtes sepse do të jeni të mbingarkuar. Jeni të lodhur në punë, por e rëndësishme është të arrini qëllimin tuaj.

Ujori

Mos i mbyllni dyert fatit, por bëni zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen sepse keni ndikimin pozitiv të Hënës. Edhe në punë mund të keni dëshirë të bëni një ndryshim.

Peshqit

Kujdes në dashuri, ka diçka që nuk shkon me marrëdhëniet e reja. Në punë bëni një pushim për disa ditë që të rifitoni ‘fuqitë’ dhe të ktheheni më në formë se asnjëherë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull