Janë rikthyer reshjet e dendura të dëborës në mbarë vendin. Emergjencat Civile njoftojnë se i gjithë territori i Qarkut të Kukësit është nën “pushtetin” e dëborës.
Deri në orën 08:00 të mëngjesit rrugët nacionale në Kukës kanë qenë të kalueshme normalisht, ndërsa kontraktorët vazhdojnë punën për pastrimin e borës, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.
Përshëndetje!
Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:20 datë 01.02.2022 është si më poshtë;
Situata e motit që në orët e para të mëngjezit është shoqëruar me reshje bore në gjithë territorin e Qarkut Kukës.
Lartësia borës së re në Shishtavec 10 cm, në Valbonë 15 cm dhe në Qafë Prushi Has 10 cm.
Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se:
Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.
Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin e borës, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.
Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme, përveç rrugës që lidh Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale.
Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.
Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.
Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë Qarkun Kukës.
Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente.