Pamje të rënda/ 12 emigrantë gjenden të vdekur nga i ftohti në kufi, roja greke i detyroi që…

1 Minuta Lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë.

Duke iu referuar një postimi në Twitter të ministrit të Brendshëm të Turqisë, Suleyman Soylu, media turke “Hurriyet” shkruan se mëngjesin e sotëm në zonën kufitare mes dy shteteve janë gjetur të vdekur 12 persona.

Dyshohet se ata kanë ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulta, ndërsa nuk kishin veshur as këpucë dhe as rroba të trasha që të përballonin të ftohtin e këtyre ditëve.

Sipas minsitrit turk, ata janë kthyer mbrapsht nga rojet kufitare greke, të cilat më parë i kanë detyruar që të heqin këpucët dhe xhupat.

“Kjo është barbari. 12 emigrantë gjenden të ngrirë në mes të ftohtit pa këpucë dhe veshje të trasha. BE është pa zgjidhje”, shkruan ai në Twitter.

Deri më tani nuk ka ndonjë raportim në mediat greke për çështjen në fjalë, po ashtu as edhe ndonjë reagim nga autoritetet vendase.

KUJDES pamje të rënda/ 12 emigrantë gjenden të vdekur nga i

KUJDES pamje të rënda/ 12 emigrantë gjenden të vdekur nga i

KUJDES pamje të rënda/ 12 emigrantë gjenden të vdekur nga i

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull