Është normale që duart të jenë të ftohta kur jeni jashtë në dimër ose në një ambient të ftohtë. Por kur kjo ndjenjë ju shoqëron gjithnjë atëherë trupi juaj mund të jetë duke ju diktuar diçka tjetër.
Ju njohim me pesë nga shkaqet më të zakonshme të ftohjes së duarve, kur ia vlen të telefononi mjekun dhe çfarë mund të bëni për të luftuar të ftohtin.
Sindroma e Raynaud
Duar shumë të ftohta, të zbehta ose ta mpira në përgjigje të temperaturave të ftohta mund të jenë një shenjë e sëmundjes së Raynaud. Gjendja bën që enët e gjakut në duar dhe gishta të ngushtohen, duke çuar në ulje të rrjedhjes së gjakut. Sulmet e Raynaud shpesh godasin kur një person përjeton një ndryshim të shpejtë të temperaturës, si hyrja në një ndërtesë me ajër të kondicionuar ose ecja në pjesën frigoriferike të supermarketit. Trajtimi shpesh përfshin shmangien e shkaktarëve si edhe ngrohjen e duarve. Për simptoma më të rënda që shkaktojnë dhimbje, mund të ndihmojnë medikamentet orale ose kremrat.

Ju keni diabet
Njerëzit me neuropati shpesh e përshkruajnë ndjenjën si një mpirje, ndjesi shpimi gjilpërash ose një djegie të dhimbshme në duart e tyre. Ndonjëherë gjendja mund të shkaktojë gjithashtu një ndjesi therjeje ose pulsimi. Menaxhimi i diabetit dhe jetesa e shëndetshme, si arritja e një peshe të shëndetshme, presioni i gjakut në vlera normale, stërvitja e rregullt dhe marrja e medikamenteve të diabetit, mund të ndihmojnë në ngadalësimin ose ndalimin e përparimit të neuropatisë.