Berisha pjesë e zgjedhjeve të 6 Marsit, Soreca e ka të qartë qëndrimin e BE-së

2 Minuta Lexim

Ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca ka qenë sot në një vizitë në Korçë, ku është pyetur nga gazetarët në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha, dhe pjesëmarrjen e tij në zgjedhjet e 6 Marsit.

Soreca tha se BE e ka thënë dhe më parë që nuk kometon dhe nuk ndërhyn në çështjet e brendshme të partive politike.

Gazetari: Berisha nuk është tërhequr nga politika dhe pse është shpallur ‘non grata’ nga SHBA, si e komentoni?

Soreca: Nuk dua të komentoj zhvillimet e brendshme të partisë, ne nuk kemi ndërhyrë ndonjëherë. Do  të vazhdojmë punën tonë për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit sidomos me procesin e vettingut.

Ndërkohë që ambasadori i BE-së mbajti pothuajse një qëndrim të ngjashëm kur u pyet për dënimin me burg të Saimir Tahirit, për të cilin tha se nuk do të dontë që të komentonte qëndrimin e Gjykatave.

Sipas Sorecës BE ka mbështetur dhe do të vijojë të mbështesë Reformën në Drejtësi, ndërsa përshëndeti zgjatjen e afateve të Vetingut.

Në ndryshim nga ambasadorja e SHBA-së që ka qenë e prerë në qëndrimin e saj për Berishën, Soreca dhe në deklarata të mëparshme ka thënë se BE do të vazhdojë bashkëpunimin me PD, pavarësisht se kush do të jetë kryetari.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull