Në monitor do të shfaqen tre skena të njohura të filmave shqiptarë “Edhe kështu edhe ashtu”,”Përrallë nga e kaluara” dhe “Lulëkuqet mbi mure”.
Detyra e banorëve të Big Brother është ti ribëjnë të treja skenat. Ndarja që do të kenë për secilën skenë është kjo:
“Edhe kështu edhe ashtu”:Iliri dhe Arjola
“Përrallë nga e kaluara”:Monika dhe Donald
“Lulëkuqet mbi mure”:Einxhel dhe Beniada
Mirëpo skena e Donaldit me Monika nuk ka shkuar aq mirë. Teksa po improvizonin skenën e lidhjes në djep Donaldi thyen tavolinën. Ky moment ka shkaktuar shumë të qeshura mes banorëve, teksa Donaldi ka vijuar të mbajë seriozitetin.