Nuk ka vendim për Metën, Gjykata Kushtetuese: Do të shpallet brenda 30 ditëve!

1 Minuta Lexim

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë afatin e marrjes së vendimit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Mësohet se vendimi do të shpallet në faqen zyrtare pas 30 ditëve.

“Gjykata Kushtetuese deklaron mbylljen e seancës plenare dhe tërhiqet për të marrë vendim. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit”, tha kryetarja e Gjykatës, pasi dëgjoi konkluzionet e të dyja palëve.

Kujtojmë se gjatë seancës së sotme, përfaqësuesja e Kuvendit, Klotilda Bushka, ka renditur argumentet se pse sipas mazhorancës, Meta ka kryer shkelje të rënda kushtetuese, duke shkelur disa prej parimeve të punës së tij, të sanksionuara në kushtetutë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull