Deputeti i Beratit Lefter Maliqi është rikthyer në skenën mediatike, pas një heshtjeje të imponuar nga pushimet e verës. Reagimin e deputetit të njohur si kritik konstruktiv i qeverisë Rama vjen pasi kryeministri Edi Rama bëri publik emrat e kabinetit të tretë qeverisë të kryesuar prej tij.
“Rrofte Rilindja e k….(kukullave) ! Ramziu e trodhi PS, i perdori, i keperdori e i flaki socialistet. Qeveria pa moral e degraduar me 12 ministre kukulla dhe 5 ministra vegla qorre. Lamtumirë Tao Tao e ciu ciu. Ramziu tallet me shqiptaret, perbuz dhe ironizon opoziten. Duhet rrezuar sa me pare. Po na drejton djalli, injoranca, krimi, imoraliteti, oligarket.
Vendi ska te ardhme, droga , krimi, shpopullimi, vjedhjet, abuzimet, pasurimi i pakices mafioze, blerja e zgjedhjeve ne bashkepunim me bandat jane objektivat e kryemafiozit me poture te degjeneruarit te Surrelit.
Frikacaku, krymanipulatori i nenshtrohet disa nderkombetareve dhe nenshtron popullin e vet, e tradheton e keq-qeveris, e varferon, e detyron rinine te largohet, mbush vendin me te huaj.
Djalli do goditje atje ku se pret, s’durohet me. Opozita ti therras mendjes koha per reagim, per mbrojtjen e demokracise dhe interesave jetike te vendit”, shkruan deputeti Lefter Maliqi në faqen e vet në rrjetin social facebook./ Arberianews. net