Analisti Ilir Yzeiri, përmes një interviste të dhënë për FaxNews, ka analizuar shpalljen e qeverisë së re socialiste dhe marrëdhëniet mes figurave kryesore në kampin e majtë.
Yzeiri u pyet nga gazetari Arbi Fortuzi se si e sheh mosvendosjen e Taulant Ballës në një post ekzekutiv dhe a është ky fakt një tregues i frikës së kryeministrit ndaj numrit të madh të votave që Balla grumbulloi në zgjedhjet e 25 Prillit.
Yzeiri u deklarua kundër kësaj teze dhe pohoi se numri i madh i votave personale të Taulant Balllës e bënë atë më të mirin në PS dhe 1-shin në kampin e majtë, duke u vendosur në krye të grupit parlamentar.
“Nuk besoj se ka asnjë gjë këtu, pasi zoti Balla është llogaritur gjithmonë si numri i dy i Partisë Socialiste, ose si një nga personalitetet e rëndësishme të Partisë Socialiste.
Zotin Balla me aktivitetin që ai ka në politik ka arritur shumë. Çfarë ka arritur zoti Balla? Nga vjen zoti Balla? Pse duhet të ishte Kryetar i Kuvendit?
Zotin Balla e mori Fatos Nano në kabinetin e tij, është rritur brenda Partisë Socialiste dhe ato poste i ka fituar për shkak të principalitetit të tij, për shkak të përkatësisë, edhe për shkak të aftësive të tij organizarive.
Ai ka marrë meritën më të madhe, pasi votat e tij më të mëdha e kanë bërë që në grupin parlamentar ai të jetë më i miri, ai të jetë 1-shi. Është një post shumë i nderuar të jesh kryetar i grupit parlamentar. Të jesh kryetar i Grupit Parlamentar të Patisë Socialiste do të thotë të jesh ai që furnizon qeverinë me projektligje.
Ato poste janë shumë të rëndësishme nëse ti ke personalitetin tënd për t’i luajtur ato. Të jesh kryetari i grupit parlamentar është një autoritet shumë i madh pasi je ti që do të bashkëqeverisësh me kryeministrin. Qeveria bëhet me ligje dhe letra dhe ligjet është kryetari i grupit parlamentar ai që i çon dhe i miraton.
Nëse kreu i grupit parlamentar ka një gjë që nuk shkon me kryeministrin, mund të të bllokojë reformën. Megjithëse kjo nuk mund të ndodhë në partinë Socialiste”, tha Yzeiri.