Një klauzolë e çuditshme është zbuluar në kontratën që ka nënshkruar Neymar me klubin PSG, pasi u largua nga Barcelona.
Gazeta ‘El Mundo Deportivo’ ka zbuluar se Neymar paguhet gati 6 milionë euro në vit, ose 500 mijë euro në muaj që të ‘sillet mirë me tifozët, të jetë i përpiktë dhe i disponueshëm për to’.
Po ashtu futbollisti duhet të përshëndesë dhe të falenderojë tifozët para dhe pas çdo loje. Këtë klauzolë, klubi parisien e quajti si ‘bonus etik’. Në klauzolë po ashtu Neymar pengohet që të kritikojë publikisht lojën, përzgjedhjen e skuadrës apo edhe taktikat e përdorura.