Shkrimtari i njohur Ismail Kadare i ka kushtuar disa fjalë të bukura bashkëshortes së tij, Helena Kadare me rastin e ditëlindjes. Për ‘Balkanewb’, ai e cilëson Helenën si gruan më të afërt që ka pasur në këtë botë. Kadare thotë me qetësi, se bashkëshortja e tij ka qënë kështu që në fillim të njohjes së tyre e deri në pjesën e fundit të jetës.
Pyetjes se “Çfarë është Helena për ju?”, shkrimtari i madh i përgjigjet: “Është gruaja më e afërt e imja në këtë botë. Kështu ka qenë që në fillim të njohjes sonë, e deri tani në mbarim, në këtë pjesë të fundit të jetës. Njeriu më i afërt, që më ka dhënë gjithë gëzimet e kësaj bote, ndaj së cilës ndihem i detyruar për gjithçka.’
I pyetur nëse e ka përdorur ndonjëherë shprehjen “Më fal që nuk di të dua pak, por të dua vetëm shumë”, Kadare thotë se “Unë nuk e kam përdorur, nuk më kujtohet ta kem përdorur këtë shprehje. Në qoftë se ja kam thënë dikujt, në një farë mënyre një gruaje, ka qenë Helena”. Helena Kadare feston sot 78-vjetorin e lindjes.