Peshkatarët gjejnë një trup të pajetë në Vlorë

0 Minuta Lexim

Peshkatarët kanë konstatuar një trup të pajetë mëngjesin e kësaj të mërkure në afërsi të molit të Petroliferës në Vlorë.

Shkaqet dhe identiteti i të mbyturit nuk dihen ende.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Vlorës, ku pritet identifikimi dhe ekspertiza për shkaqet e vdekjes.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull