FIFA ka dënuar edhe Poloninë për incidentet në “Air Albania”, ku tifozeritë e të dyja vendeve hodhën në fushë shishe me ujë dhe sende të tjera të forta.
Gjoba për polakët është më modeste. Ata janë dënuar me 50 mijë franga dhe me pa mbështetjen e tifozëve në ndeshjen ndaj Andorrës në 12 nëntor.
Më parë, FIFA ndëshkoi Shqipërinë me një ndeshje pa tifozë dhe gjobë prej 150 mijë frangash.
FIFA thotë se masa ndëshkimore është marrë pasi analizoi pamjet ku edhe tifozët polakë hodhën shishe në drejtim të fushës e në drejtim të tifozëve shqiptarë.