Dështon sërish Komisioni Hetimor/ Tensionohet situata, PS merr vendimin që nuk pritej

1 Minuta Lexim

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit duket se sërisht ka dështuar. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste janë larguar, pas debateve me drejtuesin Enkelejd Alibeaj, për çështje proceduriale.

Deputetët e PS-së kishin kërkuar 5 minuta pushim, gjë e cila nuk u pranua nga Alibeaj dhe pas kësaj ata lanë sallën e mbledhjeve, ndërkohë që deputetët e PD vijuan me leximin e pretendimieve të tyre.

Mbledhja në këto momente është duke vijuar vetëm me deputetët e opozitës.Kjo është hera e disatë që PS braktis mbledhjen, ndërkohë që PD akuzon për bojkot të qëllimshëm për të shmangur hetimet për zgjedhjet e 25 Prillit.

Pavarësisht disa mbledhjeve, si pasojë e përplasjeve mes palëve nuk është miratuar ende rregullorja e brendshme e Komisionit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull