Atmosferë krize te Tottenhami i Antonio Contes pas humbjes së fundit në Premier League ndaj Wolves, e treta radhazi në kampionat. Seria më negative për trajnerin italian që kur mbërriti në Londër nëntorin e kaluar. Contes nuk i kishte ndodhur diçka e tillë që nga viti 2009, kur ishte në stolin e Atalantës.
Edhe fansat po e humbasin durimin dhe të gjithë zemërimin dhe zhgënjimin e tyre e kanë shfryrë në rrjetet sociale. Ndër “viktimat” e preferuara të tyre ishin nënshkrimet e reja të Fabio Paraticit në merkaton e dimrit, veçanërisht Rodrigo Bentancur. Uruguaiani u ironizua pa mëshirë për një gafë në disfatën 0-2 ndaj “Ujqërve”, e cila shpejt u bë virale.