Ndryshe nga sa u përfol në media, disa kohë më parë, Kledi Kadiu dhe Ilir Shaqiri nuk i kanë dhënë fund miqësisë mes tyre.
Këtë e tregoi mbrëmë përmes një videomesazhi balerini Kadiu, i cili i uroi fitoren mikut të tij.
Kadiu tha se e sheh Ilirin fitues, dhe i vuri në pah atij durimin.
“Edhe nëse nuk fiton, rri i qetë se ke marrë pëlqimin e publikut shqiptar gjithandej”, u shpreh Kadiu.
Personazhet e tjera që u shprehën pro Ilirit ishin Klaudia Pepa, Ermal Mamaqi, Amarda Toska, Lei Kraja, Armina Mevlani apo Irma Libohova.
Po ashtu kishte një mesazh për balerinin shqiptar nga një përfaqësues i Amiçit në Itali.