Horoskopi për sot, e enjte 17 Shkurt

3 Minuta Lexim

Dashi: Ndryshime të forta për çiftet që kanë pasur probleme me zemrën në të kaluarën. Në punë keni një dëshirë të madhe për të rikuperuar çështjet e së shkuarës që ende nuk janë zgjidhur.

Demi: Kjo është një ditë që fillon me këmbën e djathtë, shfrytëzojeni siç duhet. Përqendrohuni vetëm në gjërat e rëndësishme në punë, harroni për pjesën tjetër.

Binjakët: Disa konflikte me partnerin në mëngjes, më mirë të qëndroni të qetë deri nesër. Promovim i mundshëm në horizont për ata që kanë një punë si punonjës në kompani.

Gaforrja: Situatë jo e mirë në dashuri, do të duhet të presim ditët e para të marsit për të rifituar ngarkesën emocionale. Yjet favorizojnë projekte novatore në punë, por kujdes nga hapat e gabuar.

Luani: Flisni qartë me partnerin tuaj gjatë fundjavës që vjen, për shkak të Merkurit në kundërshtim. Në punë ju ndiheni të lënë jashtë loje, jeni ende duke humbur para. Duhet të shtrëngoni dhëmbët.

Virgjëresha: Sot e keni Hënën në shenjën tuaj, mund të zbutni dallimet në dashuri, përfitoni prej saj! Në jetën profesionale ka një projekt të rëndësishëm për t’u nisur, rishikoni ose rishkruani marrëveshjet tuaja.

Peshorja: Në dashuri, fundjavat e shkurtit janë paksa të rënda për t’u duruar, prisni deri në muajin tjetër. Në punë, marrëdhëniet janë po aq të rëndësishme: kontakte të reja të rëndësishme në horizont.

Akrepi: Sot dhe nesër Hëna ju favorizon në dashuri, e hëna 21 do të jetë pikërisht në shenjën tuaj të zodiakut. Në punë mund të bëni kërkesa për bashkëpunime të reja të frytshme.

Shigjetari: Një dashuri e rëndësishme është gati të lindë, mos u bëni skeptik dhe mos e pengoni Venusin. Në punë, megjithatë, sot jeni pak nervoz, mos bëni asnjë hap të gabuar.

Bricjapi: Në këto ditë do të keni një Hënë në krah, do të jeni të gëzuar dhe dhumë të dhënë ndaj atyre që ju rrethojnë. Në punë, sot mund të bëni më shumë.

Ujori: Dashuria është pozitive, sepse Hëna është aktive në shenjën tuaj, përfitoni nga kjo ditë. Në punë është një kohë e mirë për të shqyrtuar propozime të reja dhe aventura ekonomike.

Peshqit: Sot Hëna nuk do të jetë në anën tuaj, kujdes nga marrëdhëniet e dashurisë që në të kaluarën nuk përfunduan në mënyrën më të mirë. Koha jashtëzakonisht stimuluese në punë, bëni zgjedhjet e duhura.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull