Rusia njofton tërheqjen e një pjesë tjetër të trupave nga Krimea

1 Minuta Lexim

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se ka tërhequr disa njësi këmbësorie nga Krimea.

Tanket thuhet se janë kthyer në bazat e tyre në rajonet e Dagestanit dhe Çeçenisë pas përfundimit të stërvitjeve në Krime.

Ditët e fundit Rusia ka pretenduar se ka tërhequr trupat nga kufijtë e Ukrainës, madje duke transmetuar video të këmbësorisë që tërhiqen. Megjithatë, liderët perëndimorë kanë hedhur dyshime mbi këto pohime.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përsëriti se nuk kishte prova se po tërhiqte ndonjë trupë, duke thënë në një takim të fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ai beson se Rusia po përgatit një pushtim “në ditët e ardhshme”.

Agjencia e lajmeve Interfax citoi një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë:

Transporti i tankeve dhe mjeteve të blinduara të gjurmuara kryhet me hekurudhë në një distancë prej rreth njëmijë kilometrash.

Në mënyrë të vecantëm Interfax citoi ministrinë ku shprehej se një tren i ngarkuar me tanke është nisur nga një vend i panjohur për t’i dërguar ata në bazën e tyre në provincën Nizhny Novgorod.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull