Ky shtet i lejon punonjësit të punojnë 4 ditë në javë, rroga nuk ndryshon

2 Minuta Lexim

Belgjika i shtohet listës së vendeve ku qytetarët mund ta mbyllin javën vetëm me 4 ditë punë. Pas shumë diskutime në lidhje me politikat për reformat në vendin e punës, Belgjika vendosi që punonjësit të mund të kenë opsionin e të punuarit shumë orë përgjatë ditës për të shijuar një fundjavë të gjatë.

Nga ana tjetër, punëdhënësit mund ta refuzojnë kërkesën e punonjësve për të punuar vetëm 4 ditë në javë (duke punuar më shumë orë gjatë ditëve të tjera), por duhet të ketë një arsye që justifikon refuzimin e kërkesës.

Punonjësit e këtij shteti tashmë mund t’u kërkojnë pronarëve të punojnë 4 ditë në javë pa humbur asnjë qindarkë nga paga e tyre.

Belgjika e ka konsideruar këtë ide që prej tetorit, në fillim si pasojë e pandemisë e më pas për të parë nëse kjo iniciativë do të sillte rezultate pozitive.

Sipas ligjit të ri, punonjësit mund të punojnë një maksimum prej 9.5-10 orësh në ditë. Edhe vende të tjera europiane si Spanja apo Skocia kanë njoftuar në lidhje me planet e tyre për të miratuar ligjin e 4 ditëve punë pa humbur asgjë nga rroga.

Islanda e testoi idenë e javës së punës me 36 orë me sukses nga viti 2015-2019 dhe tashmë me shumë se 85% e punonjësve po zgjedhin këtë opsion.

Japonia gjithashtu po ndjek hapat e vendeve të sipërpërmendura. Duke marrë parasysh që punonjësit japonez punojnë me orë të zgjatura dhe kufizohen në marrjen e pushimeve vjetore, puna 4-ditore do të ndikonte dhe ndryshonte shumë në stilin e tyre të jetës.

Burimi: Forbes

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull