Lajmi goditi gjithashtu çmimet e aksioneve, me tregjet aziatike të aksioneve që pësuan rënie të ndjeshme.
Bursa e Moskës pezulloi tregtimin të enjten menjëherë pasi rubla ra në nivelin më të ulët që nga fillimi i vitit 2016.
Çmimi i arit – i cili konsiderohet një aset parajse në kohë pasigurie – u rrit me 2%.
Në përgjigje të veprimit ushtarak të Rusisë, udhëheqësit e Bashkimit Evropian thanë se do të vendosin më shumë sanksione ndaj Rusisë.
Këshilli Evropian tha se do të “impononte pasoja masive dhe të rënda ndaj Rusisë për veprimet e saj”.
SHBA dhe BE kishin vendosur tashmë një sërë sanksionesh në përgjigje të veprimeve të Putinit kundër Ukrainës.
Britania e Madhe ka ngrirë asetet e pesë bankave dhe tre miliarderëve rusë, të cilët gjithashtu janë goditur me ndalime udhëtimi.
Të martën, Boris Johnson tha se këto sanksione ishin vetëm “breshëria e parë” dhe mund të zgjateshin.
SHBA rriti gjithashtu presionin ndaj Rusisë të mërkurën duke vendosur gjoba ndaj firmës ruse që qëndron pas gazsjellësit Nord Stream 2 dhe oficerëve të saj të korporatës.
Nord Stream 2 është një tubacion 1,200 km nën Detin Baltik, i cili është projektuar për të marrë gazin nga bregdeti rus pranë Shën Petersburgut në Lubmin në Gjermani.
Të martën, Gjermania ngriu miratimin përfundimtar për tubacionin, i cili është ndërtuar por nuk është në funksion.