Turqia mbyll ngushticën e Detit të Zi për flotën ruse

1 Minuta Lexim

Presidentit i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, në një deklaratë këtë të bërë ditën e sotme është shprehur se bota po kalon nëpër një proces ndryshimi rrënjësor.

Teksa foli për luftën mes Rusisë dhe Ukrainën, Erdogan ripërsëriti edhe njëherë se Turqia është një shtet që kërkon paqe. “Ne i bëjmë thirrje Ukrainës dhe Rusisë, të cilat i shohim si dy vende mike, të zgjidhin problemet e tyre përmes dialogut”.

Më tej, Erdogan u shpreh se Turqia ka vendosur të zbatojë Konventa e Montreux në mënyrë që të parandalojë përshkallëzimin e konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull