Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të shtyjë zgjedhjet në lidhje me kreun e ri të saj.
Zgjedhjet do të mbahen më datë 15 mars, ora 10:00.
Dritan Shakohoxha, që është ndër kandidatët për të marrë kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit ka bojkotuar sot Asamblenë Zgjedhore.
Asambleja filloi me “Himnin e Flamurit” dhe më pas duke kujtuar emrat e njohur të futbollit e sportit që u ndanë nga jeta në vitin e fundit.
U mbajt një minutë heshtje për emra si Ramazan Rragami, Robet Jashari, Ylli Mihali, Arben Laze, Vladimir Ajazi, Ylli Tare, Remzi Bulku, Vladimir Grillo, Shefqet Caslli, Hamdi Zhegu, Mustafa Hysi, Kostandin Grillo, Spartak Elmazi dhe Ilir Haxhiu.