STATISTIKAT/ Sa humbje kanë pësuar dy shtetet Ukrainë-Rusi në 12 ditë luftë

1 Minuta Lexim

Kanë kaluar 12 ditë që nga nisja e luftës Rusi-Ukrainë dhe deri tani është bërë një bilanc i njerëzve apo mjeteve luftarake të humbura nga të dy palët.

Edhe pse pritej që Ukraina të dorëzohej shpejt për shkak të fuqisë superiore të Rusisë, vendi i Zelensky-t u ka shkaktuar humbje të rënda pushtuesve rusë, duke arritur të largojnë 750 mjete të ushtrisë ruse nga fusha e betejës.

Rezistenca e palëkundur ka bërë që  108 tanke ruse të jenë shkatërruar, kapur ose braktisur, ndërsa 50 kanë përfunduar në duart e Ukrainës.

Mediat ukrainase kanë raportuar gjithashtu mbi 11,000 vdekje ruse që nga fillimi i pushtimit – mbi 1,000 vdekje çdo ditë.

Dëshira e Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën me një fitore të shpejtë është shkatërruar nga humbjet me një autokolonë masive 40 km me automjete ushtarake që synonin të mposhtnin Kievin duke u ndalur nga dështime të turpshme logjistike.

Ushtria ukrainase raportohet se ka rrëzuar 10 helikopterë rusë dhe 8 avionë.

STATISTIKAT/ Sa humbje kanë pësuar dy shtetet Ukrainë-Rusi

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull