Von der Leyen paralajmëron sanksione të tjera për Rusinë

1 Minuta Lexim

residentja e Komisionit Europian Von der Leyen ka folur sërish sot në lidhje me luftën në Ukrainë teksa paralajmëroi sanksione të tjera ndaj Rusisë.

Deklarata e saj u bë gjatë një takimi me kryeministrin italian Mario Draghi në Bruksel.

“Ne duhet të sigurohemi që të mos ketë zbrazëtira dhe që efekti i sanksioneve të maksimalizohet.

Sanksionet në fuqi janë me të vërtetë therëse, ne shohim turbulencat në ekonominë ruse.”

Por duke pasur parasysh “evoluimin e situatës në Ukrainë dhe sulmin e pamatur nga Kremlini ndaj qytetarëve, grave, fëmijëve, burrave, ne natyrisht po punojmë gjithashtu për sanksione të mëtejshme”.

Kështu deklaroi presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen gjatë deklaratës së përbashkët me kryeministrin Mario Draghi përpara takimit të tyre në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull